Sot, Halil Ibraimi nga Lëvizja Demokratike ka ngritur zërin për një katastrofë ekologjike në Komunën e Likovës, me fokus te fshatrat Llojan e Vaksincë. Ai ka denoncuar situatën e pamjaftueshme të ndërmarra nga qeveritarët aktualë të BDI-së, akuzuar se ata janë përgjegjës për kontaminimin e burimeve të ujit, ajrit dhe tokës me nivele të larta të arsenit dhe metaleve të rënda, të cilat vijnë nga miniera lokale dhe deponia.

Ibraimi ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm, duke shtuar se banorët e fshatrave Llojan dhe Vaksincë janë të rrezikuar nga ndotja masive, me një rritje të shqetësuese të rasteve të sëmundjeve të rrezikshme dhe pasojave afatgjata. Ai ka veçuar se fëmijët, të cilët mësojnë në shkollën lokale vetëm 100 metra larg deponisë së mbushur me arsen, janë më të rrezikuarit.

“Pra sot nga këtu po alarmojmë se arseni nuk është vetëm një substancë kimike në analiza, por është një armë e fuqishme që po na sulmon direkt në elemente kryesore për jetesë ujin e pijshëm, tokën pjellore dhe ajrin që frymojmë,” ka deklaruar Ibraimi në paraqitjen e tij për mediat.

Ai ka akuzuar qeverinë dhe BDI-në për mosarritjen e masave të nevojshme për menaxhimin e minierave dhe ka shprehur dyshim për fokusin e tyre në çështjen e kumarxhinjve. “Fëmijët tanë po rriten nën hijen e një ndotjeje masive, duke e bërë çdo moment një rrezik potencial për shëndetin e tyre,” ka shtuar ai.

Ibraimi ka prezantuar tabela dhe analiza të bëra për ujin, tokën dhe ajrin, duke treguar nivelet e larta të arsenit dhe metaleve të rënda. Ai ka përdorur të dhëna nga Instituti i Shëndetit Publik-Shkup, Qendra e shëndetit publik Kumanovë dhe institucione të tjera për të argumentuar shqetësimet e tyre.

“Ne nuk do të pranojmë të jetojmë nën hijen e kësaj vdekjeje të pashpallur. Thirrja për veprim është një alarm, një thirrje për një rezistencë të fortë dhe ndryshim të menjëhershëm,” ka përfunduar Ibraimi. /Telegrafi/

Lëvizja Demokratike: Likova ballafaqohet me ndotjen ekologjike appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version