Siç po e shihni vetë, se edhe pas dy viteve premtim, përveç disa lopatave beton, në vendin ku duhej të ndërtohet fabrika për prodhimin e veturave elektrike E-GO, nuk ka asnjë fabrikë e as vetura. E ajo që është skandaloze, para disa ditëve qeveria ndërpreu marrëveshjen për ndërtimin e kësaj fabrike, akuzojnë nga Lëvizja Besa.
“BDI realizoi edhe një mashtrim që i shtohet listës së mashtrimeve dy dekadëshe. Nga Fabrika e premtuar mbetën vetëm fjalimet dhe fotografitë e Ali Ahmetit, Artan Grubit, Dimitar Kovaçevskit, Kreshnik Bekteshit dhe gjithë funksionarëve të BDI-së, të cilët mashtruan, por fytyra nuk u skuqet aspak.
Sado që mundohen ta heshtin këtë dështim e mashtrim, BDI duhet të jap llogari. Ajo duhet tu përgjigjet qytetarëve për dy çështje: Pse u dështoi ndërtimi i fabrikës dhe investimi prej 130 milionë euro?
A u ka dhënë Qeveria investitorëve para nga buxheti, ashtu siç premtoi se do u japë 45 milion euro?”, thonë nga Lëvizja Besa.
Tashmë të gjithë e dimë, shtojnë nga atje, se BDI për dy dekada, nuk ka investuar as 130 denarë në vendbaimet shqiptare, e kur flitet për 130 milion euro, ky premtim i BDI-së që në start dukej se është përrallë me tupan, e që gjithë atë spektakël e bënë vetëm për nevoja fushate, pasi që nuk dinin ndryshe se si ti mashtrojnë qytetarët në betejën zgjedhore në Tetovë që vetëm se e kishin të humbur./Telegrafi/
Lëvizja Besa: BDI realizoi edhe një mashtrim, fabrikën e-GO appeared first on Telegrafi.