Koalicioni i partive opozitare shqiptare “Lidhja Evropiane për Ndryshim” i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit teknik Talat Xhaferi. Nga LEN sot në konferencë për shtyp thanë se ka përfunduar shfaqja e kryeministrit teknik dhe është koha “t’i kthehemi realitetit”.

LEN e ka pyetur Xhaferin për korrupsionin, rastet “Soravia”, “Llotaria”, “Durmo Tours”, “Spitali Modular” dhe “Besa Trans”.

“BDI – partneri tradicional dhe i palëkundur i miqve ndërkombtarë në vend dhe jashtë, ka nisur një fushatë armiqësishë duke sulmuar ambasadorët të cilët edhe me fjalë edhe me vepra angazhohen për agjendën europianizuese të vendit tonë. Si u bë që nga partner kryesor, u kthyet në frenuesin kryesor të procesit integrues, e t’i drejtoheni një ambasadori me fjalor rruge “shiko punët tua!””

“Përse ambasadorët dhe të dërguarit ndërkombëtar tani po e kapercejnë adresën politike të liderit të BDI-së. Si u katandis që BDI që në emërtimin e saj ka fjalën integrim të shndërrohet në parti e listave të zeza amerikane”, tha përfaqësuesi i LEN-it.

Ai shtoi se Lidhja Europiane për Ndryshim nuk ka asnjë iluzion – një kryeministër me mandat teknik nuk ka as kompetenca, as fuqi, e as legjitimitet për të adresuar apo për të zgjidhur cilëndo nga këto tema aktuale.

“Kjo dëshmon se emërimi i tij ishte vetëm formalitet në tentim për të mbuluar krimin dhe korrupsionin dhe kapjen e shtetit nga klika e kazino-klanit dhe klaneve tjera të ngjashme me to. Asnjë reportazh, asnjë glorifikim folklorist, asnjë teatër me paratë e qytetarëve nuk do të arrijë të fshijë zullumin që BDI-ja, SORAVIA, LLOTARIA, EUROVIA, janë duke ushtruar ndaj qytetarëve. E megjithatë, ne jemi këtu për të mos heshtur dhe për të kërkuar llogari – se shqiptarët janë lodhur me forma, janë lodhur me mashtrime, janë lodhur me iluzione se diçka vërtetë ka ndryshuar në jetën e tyre me Talatin kryeministër teknik”, tha ai./Telegrafi/

LEN: Shfaqja e kryeministrit teknik përfundoi, BDI është shndërruar në parti të “listës së zezë” amerikane appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version