Lejla Dehari është e ftuara jonë e radhës në emisionin e fëmijëve TMkids në portalin Telegrafi Maqedoni.

Lejla është një vajzë shumë e sjelljshme, një nxënëse shembullore e cila ka një dëshirë të madhe për shkollën dhe mësimet.

Lënda e saj e preferuar është matematika, pasi siç tha ajo, mësuesja e saj e sqaron këtë lëndë shumë bukur ndaj dhe e ka të veçuar prej lëndevë të tjera.

Lejla është e lidhur shumë me familjen e saj, pasi sipas saj familja e mbush me lumturi, mirëpo një lidhje më të veçantë e ka më hallën e saj, të cilën nuk e harron në asnjë rast.

Po të kishte shumë para, Lejlja tha se do t’i dhuronte për bamirësi një pjesë të madhe, ndërsa pjesën tjetër do t’i ndante me hallën e saj.

Ajo pëlqen artet si vizatimin dhe këndimin, mirëpo si profesion në të ardhmen nuk do ta bënte as njërën e as tjetrën, pasi siç tha ajo dëshiron të jetë një police, që të bëjë qytetarët të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe ligjet.

Se është e vajzë e rregullave Lejla e dëshmoi dhe me dëshirën e saj, pasi tha që dëshiron të zgjidhet kryetare klase që të mbajë qetësi dhe të vendos rregulla në klasën e saj.

Lejla foli edhe për shumë dëshira që ajo ka, për shumë gjëra që i pëlqen e që nuk i pëlqen, mirëpo rrëfimin e plotë të Lejlës do të mund ta ndiqni në videon e bashkangjitur në tekst. /Telegrafi

Lejla Dehari në TMkids, vajza e rregullave që e sheh veten si një police të ardhshme appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version