Nga Lidhja Demokratike e Maqedonisë reagojnë në lidhje me përpjekjet e, siç thonë nga kjo parti, për relativizim të përgjegjësisë për sulmin në Kullën e Kontrollit në aeroport në Petrovec.

“Të thuhet se me sulmin dhe dhunën e 8 banditëve të BDI-së në Kullën e Kontrollit për fluturim nuk rrezikohet komunikacioni ajror, është teatër. Nuk duhet të jesh ekspert për ta ditur se hyrja e paautorizuar dhe dhuna ndaj kontrollorëve të fluturimit në mënyrë të drejtpërdrejtë është rrezikuar komunikacioni ajror. Vetëm fati ka shpëtuar një katastrofë të mundshme”, thonë nga kjo parti.

Nga kjo parti thonë se në vitin 2010 ka pasur një ngjarje të ngjashme kur, siç thonë nga LDM, Bekim Neziri ka sulmuar një kontrollues fluturimi dhe më pas kanë hequr nga puna edhe atë edhe gruan e tij.

“Përgjegjësi duhet të ketë për të gjithë ata që shkelin ligjet, osoe tani ose pas zgjedhjeve me ndryshimin e pushtetit”, thonë nga LDM./Telegrafi/

LDM: Bekim Neziri edhe në vitin 2010 ka sulmuar një kontrollues fluturimi appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version