
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë me lagështi.
“Në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit ende është në fuqi ndalimi i qarkullimit të automjeteve të rënda, ndërsa në rrugët tjera është e obligueshme bartja e pajisjeve dimërore”, thonë nga LAMM.
Nga atje thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Telegrafi/
LAMM: Vazhdon ndalesa për automjetet e rënda në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit appeared first on Telegrafi.