Shkupi po lëshon mundësi të madhe duke refuzuar zbatimin e reformave të nevojshme që do t’i mundësojnë përfundimisht fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, thotë eurodeputeti bullgar dhe raportuesit për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk.

“Shkupit po lëshon një dritare të madhe mundësish që nuk do të hapet në vitet e ardhshme. BE-ja po ndryshon shumë shpejt”, thotë Kyuchuk në një prononcim për “Bgnes”.

Ai thekson se sot politika e zgjerimit të BE-së është në radhë të parë një çështje gjeopolitike, e cila mund të shihet shumë qartë në shembullin e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë.

“Sot Maqedonia e Veriut po përballet me një dilemë të madhe, e cila nuk është vetëm politike, por edhe sociale. A dëshiron të vazhdojë në rrugën e zhvillimit të saj civilizues, duke reformuar të gjitha sferat shoqërore, duke i afruar qytetarët e saj me BE-në, apo nuk dëshiron të largohet nga ku është. Duhet të zgjidhet çështja mes dy partive më të mëdha politike LSDM dhe OBRM-PDUKM. Apeli im ka qenë gjithmonë që mundësitë të mos humbasin, sepse e distancon Maqedoninë e Veriut nga BE-ja”, thekson Kyuchyuk.

Sipas tij, ekziston mundësia që Shqipëria të nisë negociatat në mars ose prill, me të cilat Maqedonia e Veriut do të mbetet në grup me Kosovën dhe Serbinë, gjë që do t’i japë shtysë shtesë forcave anti-evropiane që janë kundër BE-së./Telegrafi/

Kyuchyuk: Maqedonia e Veriut po lëshon një mundësi të madhe për fillimin e negociatave me BE-në appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version