Në përgjigje të pyetjes së një gazetari, zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, tha sot se OBRM-PDUKM së bashku me BDI-në dhe ZNAM-in e kanë mbrojtur Gashin nga përgjegjësia për të gjitha skandalet në seancën e djeshme.

“Mosndëshkueshmëria e 2016-ës po kthehet në një derë të madhe, qeveritarët bëjnë çfarë të duan pa dhënë llogari.

Mickoskit i kishte mbushur goja me premtime se kushdo që shkel rregullat do të mbajë përgjegjësi, ato premtime ranë, nuk ka përgjegjësi për askënd nga qeveria. Pas këtij votimi, OBRM-PDUKM nuk ka më guxim të emërojë askënd”, tha Kuzeska./Telegrafi/

Kuzeska: OBRM-PDUKM dhe BDI e mbrojtën Gashin nga përgjegjësia appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version