Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska në konferencë për shtyp tha se edhe pse LSDM paralajmëroi, Qeveria vonon me marrjen e vendimeve dhe menaxhon keq me krizën me zjarret.
“Qeveria nuk ka kapacitet të menaxhojë me sfidat. Resurset duhet të përdoren në mënyrë më efikase”, tha Kuzeska.
Ajo shtoi se momentalisht nuk është e qartë nëse janë angazhuar forcat republikane kundër zjarrit përmes QMK-së dhe se është e pamjaftueshme angazhimi vetëm i armatës.
“Ministri Toshkovski duhet të zgjohet ose të shkarkohet. Nuk ka mundësi që 5% e territorit të digjet kurse ministri është përgjegjës për arsye se është në krye të komitetit për kriza”, u shpreh ajo.
Kuzeska: Gjendja me zjarret është alarmante, Qeveria vonohet me marrjen e vendimeve appeared first on Telegrafi.