Edhe pse dje u përhap informacioni se Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për lojërat e fatit, sot nga shtëpia ligjvënëse sqarojnë se ligji nuk ka kaluar në seancë.
Sipas njoftimit nga Kuvendi, për ligjin votuan 51 deputetë, pra 10 më pak se 61 që duhen për miratimin e këtyre ndryshimeve.
“Duke marrë parasysh Vendimin e Gjykatës Kushtetuese U. nr. 115/2019 të datës 14.05.2020, sipas të cilit për miratimin e Ligjit nevojiten së paku 61 vota PRO, me rastin e vendosjes për Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse, në seancën e 145-të Ligji mori përkrahja e 51 votave PRO, për të cilat nuk janë plotësuar kushtet që ligji të miratohet dhe kështu përfundon procedura sipas atij ligji”, njoftojnë nga Kuvendi.
Ndryshe, presidenti Stevo Pendarovski në fillim të shkurtit vendosi të mos e nënshkruajë Dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse, të cilin Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi në seancën e mbajtur më 7 shkurt 2024.
Pendarovski tha se vendimi është marrë në bazë të analizës së detajuar të tekstit të ligjit dhe procedurës në të cilën është miratuar ky ligj, duke shtuar se është keqpërdorur flamuri evropian.
Kuvendi: Nuk është miratuar Ligji për lojërat e fatit appeared first on Telegrafi.