Këshilli Gjyqësor i RMV-së më 2 korrik 2024 i dërgoi Kryetarit të Kuvendit njoftim se i ndërpritet funksioni gjyqësor për shkak të pensionimit Dobrilla Kacarskas, gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese me propozim të Gjykatës.

“Me datën 04.07.2024, Kryetari i Kuvendit me shkresën numër 08-2/551, me qëllim njoftimin e deputetëve, së bashku me shtojcën e dorëzuar me të, u ka dërguar njoftim deri tek të gjithë deputetët. Kuvendi, sipas Kushtetutës, Rregullores dhe ligjeve, punon dhe vendos për propozime konkrete për akte, propozime për zgjedhje/emërim ose shkarkim të paraqitura nga propozuesit e autorizuar”, njoftojnë nga Kuvendi.

Dobrila Kacarska është zgjedhur gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese në vitin 2020, ndërsa deri vonë ka qenë kryetare e Gjykatës Kushtetuese./Telegrafi/

Kuvendi konfirmoi se është dorëzuar njoftim për pensionimin e gjyqtares kushtetuese Dobrilla Kacarska appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version