Me 76 vota “pro” dhe 16 “kundër” dhe pa asnjë abstenim, sonte në Kuvend, në suaza të seancës së 11-të, janë zgjedhur zëvendësministrat në Qeveri, të cilët pas zgjedhjes do të japin deklaratë solemne.

Seanca ishte caktuar për në orën 11:00, ndërsa në rend dite është edhe Projektligji për ndryshimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor – leximi i parë, me të cilin shfuqizohen drejtorët ekonomikë në institucionet publike shëndetësore dhe spitalet dhe verifikimi i mandatit të deputetëve në Kuvend.

Zgjedhja e zëvendësministrave vjen pasi kryeministri Hristijan Mickoski, si propozues i autorizuar, në Kuvend i dorëzoi emrat e zëvendësministrave me zgjedhjen e të cilëve zyrtarisht do të kompletohet kabineti qeveritar.

Elfet Ismaili është propozuar për zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes, kurse në Ministrinë e Punëve të Brendshme propozohet Astrit Iseini.

Në Ministrinë e Bujqësisë Flakron Bexheti. Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës propozohet Lulzim Aliu. Kaltrina Zekolli Shaqiri do të jetë zëvendësministre në Ministrinë e Transportit, ndërsa në Ministrinë e Sportit propozohet Safije Sadiki Shaini, ndërsa Sedat Sulejmani për kulturë dhe turizëm. Nexhdet Mustafa propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Marrëdhënieve me Komunitetet.

Kuvendi i zgjodhi zëvendësministrat e Qeverisë së RMV-së appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version