Deputetët e Kuvendit të RMV-së do të nisin sot seancën e parë të re për këtë vit. Në rendin e ditës të seancës së 138-të janë më shumë se njëzet pika, kryesisht ligje me procedurë të shkurtuar.

Deputetët duhet të shqyrtojnë ndryshimet në Ligjin për Avokatin e Shtetit, ndryshimet në Ligjin për sportin, Projektligjin për zhvillimin dhe aftësimin profesional të zyrtarëve administrativë, Projektligjin për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve informative dhe transformimin dixhital (*), Projektligjin për nëpunësit administrativë, Projektligji për punonjësit në sektorin publik, ndryshimet dhe plotësimet në ligjin për menaxhimin elektronik dhe shërbimet elektronike, Projektligji për peshkim dhe akuakulturën, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite është edhe projektligji për garantimin e Republikës së Maqedonisë për obligimet e saj nga Marrëveshja për kredi për financim shtesë të projektit për përmirësimin dhe zhvillimin e rrugëve, i cili do të përmbyllet ndërmjet Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore dhe Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore”, ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbimet e pagesave dhe sistemet e pagesave, ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e mbeturinave, plotësimin e Ligjit për shërbim në Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë.

Në këtë seancë të 138-të, në lexim të parë janë Projektligji për të drejtat e fëmijëve, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve dhe ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e mbeturinave./Telegrafi/

Kuvendi i Maqeodnisë së Veriut sot do të mbajë seancën e parë për vitin 2024 appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version