Në kuadër të seancës konstituive, Kuvendi miratoi raportin e Komisionit Verifikues me 101 vota “pro” nga gjithsej 117 të pranishëm, duke verifikuar mandatet e 118 deputetëve. Me këtë iu dha fund mandati deputetëve të Kuvendit të kaluar. Deputetët e rinj që mbajnë poste të tjera kanë pushuar gjithashtu detyrën. Gjithsej gjashtë deputetë janë suspenduar nga pozitat e tyre në Qeveri, kështu që Qeveria do të kryejë vetëm funksione teknike deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Lexo po ashtu
Afrim Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Kryetarja e Komisionit Verifikues, Dafina Stojanovska, tha se Komisioni ka shqyrtuar raportet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për zgjedhjet dhe zgjedhjet e pjesshme në njësitë zgjedhore 5 dhe 6, si dhe deklaratën e Bilall Kasamit, në të cilën kërkon që mandati i tij të mos të verifikohet dhe se në bazë të kësaj janë zgjedhur gjithsej 118 deputetë.

Dimitar Apasiev nga “E Majta” theksoi se raporti i KSHZ-së nuk përputhet me raportin e Komisionit Verifikues dhe e kundërshtoi kërkesën e Kasamit, i cili tha se kishte nënshkruar me vetëdije se do të merrte pjesë në garë zgjedhore dhe se kishte marrë certifikatë nga KSHZ-ja si deputet dhe se nuk ka mundur të anulojë nga diçka që nuk është aty.

Ai ka kërkuar përgjigje se përse Komisioni Verifikues ka konfirmuar dorëheqjen e Kasamit dhe jo Kuvendi.

Talat Xhaferi, i cili mban pozitën e kryeministrit në Qeverinë teknike, ka thënë se nuk mund të mbajë dy pozita në të njëjtën kohë dhe se për këtë arsye nuk do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit deri në zgjedhjen e qeverisë së re./Telegrafi/

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut verifikoi mandatet e 118 deputetëve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version