Gjykata Kushtetuese me anë të një konkluzioni paralajmëron organet shtetërore se nuk kanë të drejtë të vendosin për pensionimin e gjykatëses kushtetuese Dobrilla Kacarska. Konkluza, është miratuar njëzëri pasi që javën e kaluar, kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva dërgoi letër në Kuvend në të cilën informonte se Kacarska ka dalë në pension më 30 qershor të vitit 2022, ndërsa gjykatësja që del në pension, nuk ka të drejtë të ushtrojë funksionin e gjykatësit kushtetues dhe kjo arsyetohet me ndërprerjen e mandatit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.
“Në pajtueshmëri me nenin 111, qartë janë të caktuara bazat për ndërprerje të funksionit të gjykatësit kushtetues. Prej këtu është e qartë se organi i vetëm kompetent që të vendos për ndërprerje të gjykatësit kushtetues është vetë Gjykata Kushtetuese. Çdo marrje e çfarëdo veprimeve nga cilido organ shtetëror, jashtë bazave të caktuara me Kushtetutë në nenin 111, paraqet shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe ndërhyrje në pavarësinë dhe autonominë e Gjykatës Kushtetuese”, tha Hristina Bellovska, zëdhënëse e Gjykatës Kushtetuese.
Gjykatësit kanë konstatuar se në 60 vite ekzistencë të Gjykatës Kushtetuese, nuk ekziston një rast i vetëm ku ndonjë gjykatësit i është ndërprerë funksioni për shkak të realizimit të të drejtës për pensionim.
Neni 111, paragrafi 4 i Kushtetutës, parasheh rregulla se kur duhet t’i ndërpritet mandati një gjykatësi kushtetues.
“Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese i pushon funksioni nëse paraqet dorëheqje. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese do të shkarkohet nga detyra nëse dënohet për vepër penale me dënim të pakusht me burg me më së paku gjashtë muaj ose kur përgjithmonë do ta humb aftësinë për ushtrimin e funksionit të tij, të cilën e verifikon Gjykata Kushtetuese”, thuhet në Kushtetutën e RMV-së, neni 114, paragrafi 4.
Ndryshe, Kacarska para se të bëhet gjykatëse kushtetuese ka ushtruar detyrën e gjykatëses në Gjykatën Penale të Shkupit. Ndër lëndët më të nxehta që ka punuar është “Tanku”, në të cilin u dënuan ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministren e brendshme, Gordana Jankullovska. Kacarska do të mbahet mend edhe për rastin e 27 prillit, ku dënoi të akuzuarit për sulmin në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.
Pikërisht për këto lëndë, OBRM-PDUKM-ja gjatë kohës derisa ishte në opozitë ishte kritikuese e ashpër e Kacarskës. Madje, sipas tyre, Kacarska është bërë gjykatëse kushtetuese, pikërisht si shpërblim për aktgjykimet e shqiptuara kundër funksionarëve dhe pjesëtarëve të OBRM-PDUKM-së./Alsat/
Kushtetuesja paralajmëron: Organet shtetërore nuk kanë të drejtë të vendosin për pensionimin e Kacarskës appeared first on Telegrafi.