
Mbipopullimi, investimet e pamjaftueshme në infrastrukturë, video-mbikëqyrja jo e plotë e vendosur, mungesa e personelit mjekësor dhe pajisjet teknike joadekuate ndikojnë negativisht në ofrimin e kushteve humane për personat e privuar nga liria. Gjithashtu, zbatimi i kufizuar i masave të provës dhe mbështetja e pamjaftueshme pas dënimit e zvogëlojnë efikasitetin e risocializimit, ndërkohë që mbikëqyrja e parregullt vë në pikëpyetje respektimin e rekomandimeve për përmirësimin e situatës, janë konkluzionet kryesore të auditimit të performancës të kryer me temën “Reforma e Sistemit Penitenciar” nga Enti Shtetëror i Auditimit (ESA).
Auditimi thekson se zhvillimi i pamjaftueshëm i shërbimit të provës në sistemin e drejtësisë në drejtim të zbatimit të masave të duhura dhe të qëndrueshme për riintegrimin në komunitet të autorëve të veprave penale, të cilët janë nën masa alternative dhe mos shqiptimi i mjaftueshëm i masave të provës nga autoritetet kompetente, ndikon negativisht në arritjen e qëllimit bazë të provës dhe në uljen e numrit të të burgosurve.
“Me auditimin e kryer dhe metodologjinë e aplikuar të auditimit, dëshmitë e mbledhura të auditimit, kemi fituar siguri të arsyeshme se aktivitetet e ndërmarra nga institucionet kompetente nuk kontribuojnë plotësisht në përmirësimin dhe humanizimin e sistemit për ekzekutimin e sanksioneve dhe reformave në sistemin penitenciar”, thonë nga ESHA.
Kushtet materiale në institucione apo departamente të veçanta brenda institucioneve dhe mbipopullimi, shtojnë nga atje, nuk kontribuojnë në ofrimin e kushteve humane të akomodimit, siç parashikohet në standardet ndërkombëtare në terren, dhe respektimin e personit dhe dinjitetit të personave të privuar nga liria./Telegrafi/
Kushtet katastrofike, mbipopullim dhe shëndetësi e dobët në burgjet e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.