Ministria Ekonomisë shpalli thirrjet publike për 15 ditë, por mjaftuan vetëm 4 ditë që të plotësohet numri i paraparë për marrjen e kuponëve për blerje të kondicionerëve inverter për ngrohje në 2024.
Që në ditën e parë kur edhe u mbyllën sportele radhë të gjata të qytetarëve pati nga i gjithë shteti para godinës së ministrisë. Qytetarët thonë se kanë plotësuar dokumentet dhe presin që me marrjen e vauçerëve për efikasitet energjetik do të kursejnë për ngrohje gjatë dimrit.
Nga Ministria e Ekonomisë thonë se kërkesa ishte shumë më e lartë se oferta dhe po të shkohej me këtë ritëm deri në ditën e fundit të shpalljes do të shumëfishoheshin aplikimet nga qytetarët.
“Në Arkivin e Ministrisë së Ekonomisë, në vetëm katër ditë nga shpallja e thirrjeve publike, janë marrë mbi 9 mijë aplikime për dhënien e vauçerëve për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë në amvisëri për vitin 2024, që tejkalon numrin e parashikuar prej mbi 78,000 familjarë që mund të marrin kupon për kondicioner inverter sipas mjeteve të parashikuara”, thonw nga Ministria e Ekonomisë.
Gjithsej 255 milion denarë ose 4,1 milionë euro janë planifikuar për këto dy thirrje publike, prej të cilave 45 milion denarë janë ndarë nga buxheti i Ministrisë së ekonomisë për efikasitetin energjetik të amvisërive gjatë këtij viti.
Për kategoritë me të ardhura të ulëta do të marrin 27-30 mijë denarë, kurse për rajone të caktuara ku është vlerësuar që ka shpenzime të shumta dhe ndotje nga ngrohja janë paraparë të jepen nga 23-25 mijë denarë./Alsat/
Kuponët për kondicionerë inverter, për shkak të interesimit të madh Ministria e Ekonomisë mbyll thirrjen publike appeared first on Telegrafi.