Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot solli vendim për lëndën lidhur me ekstradimin e Blerim Ramadanit me të cilin anulohet Vendimi i Gjykatës themelore penale Shkup dhe lënda kthehet në procedurë të sërishme.
“Gjykata penale, Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës themelore penale Shkup, gjatë sjelljes së vendimit të vet me të cilin konstatoi se nuk janë përmbushur parashtresat ligjore për ekstradim të personit të emëruar, nuk dha shkaqe të argumentuara nga të cilat është udhëhequr kur ka pranuar se procedura e filluar sipas nenit 75 paragrafi 1 nga Ligji për bashkëpunim ndërkombëtar në materien penale, si procedurë të shkurtuar të zhvillohet si procedurë e rregullt sipas nenit 68 lidhur me nenin 51 të ligjit të njejtë”, thuhet në kumtesën e Gjykatës supreme.
Veprimi i këtillë dhe sjellja e vendimit të gjykatës së shkallës së parë pas vlerësimit të Gjykatës supreme të RMV-së është i paqartë dhe i pakuptueshëm, pa shkaqe të dhëna relevante nga të cilat është udhëhequr këshilli gjatë sjelljes së një vendimi të tillë.
Blerim Ramadani, në bazë të fletë-arrestit ndërkombëtar të lëshaur nga Interpoli nga Serbia, ishte arrestuar më 17 korrik 2024 në vendkalimin kufitar Jazhincë dhe ishte dërguar në paraburgim ekstradues 30-ditor në burgun e Shutkës. Përmbajtja e urdhër-arrestit bazohet në dyshimet e Serbisë se Ramaddani, si ish-ushtar i UÇK-së, ka kryer kreime të luftës në rajonin e Nerodimes.
Më 1 gusht, masa e Ramadanit nga gjykata kompetente e Maqedonisë së Veriut ishte ndryshuar nga “paraburgim” në “arrest shtëpiak”, dhe ai, sipas aktvendimit, ishte dërguar në një adresë në Shkup. Me këtë vendim parashihej që ai të mbetej në “arrest shtëpiak” deri më 16 gusht. Më 15 gusht nga ana e organit kompetent gjyqësor është parashtruar dokumentacion në MPB për shpallje të fletë-arrestit qendror për Blerim Ramadanin, sepse ka qenë i pakapshëm për organet e ndjekjes.
Kthehet sërish në procedurë lënda për ekstradimin e Blerim Ramadanit, pasi Gjykata supreme e anuloi vendimin e Gjykatës penale appeared first on Telegrafi.