Konfederata e Sindikatave të Lira e konsideron jo normale rritjen eventuale të pagave të zyrtarëve me 400 euro, për shkak se siç tha Goce Dellçev nga Sindikata e Policisë, shteti është në borxhe dhe ende vazhdon të marrë para hua dhe kur bëhet fjalë për qytetarët ka rritje vetëm 1000 denarë.
“Fakt është se do të ketë rritje të rrogave në muajin mars pa dallim të zgjedhjeve, megjithatë qëndrimi ynë në konfederatë ishte plotësisht e qartë të kemi rritje lineare te të gjithë punonjësit, funksionarët dhe ata që marrin paga në shoqëri megjithatë ajo që e dëgjuam dje dhe tani e thonë edhe politikanët, duke filluar nga kryeministri, edhe njëherë do e potencoj është e turpshme për një shtet që merr para borxh, disa miliardë është borxhi dhe ende marrin borxh, ndërsa ata i rrisin pagat për 400 eur” deklaroi Goce Dellçev-Sindikata e Policisë.
Koordinatori nacional i sindikatës së punonjësve shëndetësorë, Bobi Bojçevski, kërkon rritje të pagave prej 30% për të gjithë punonjësit, pasi siç theksoi, infermierët kujdesen për shëndetin, ndërsa me rrogën që e marrin nuk mund të mbijetojnë.
“Në njërën anë punëtorët shëndetësorë, në anën tjetër tjetrit punëtorë do t’i japim 1000 denarë ndërsa ne do të marrim 24 mijë denarë. A e dini çfarë do të thotë 24 mijë denarë në këtë shtet?! Ky shtet në inflacion si do të mbijetojnë, a janë të vetëdijshëm elita se këta njerëz nuk mund të mbijetojnë”- deklaroi Bobi Bojçevski, Koordinator Nacional i Shëndetësisë.
Sindikalistët paralajmërojnë protestë në kohën e fushatave zgjedhore, ose në muajin mars. /Telegrafi/
KSL e konsideron jonormale rritjen e pagës së zyrtarëve në Maqedoni appeared first on Telegrafi.