Në përputhje me Kodin Zgjedhor, në Listën Zgjedhore janë regjistruar të gjithë qytetarët që kanë mbushur 18 vjet deri në ditën e zgjedhjeve, sipas aktit për shpalljen e zgjedhjeve.

“Ato qytetarët që kanë mbushur 18 vjet në periudhën në mes zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare do të regjistrohen në Listën Zgjedhore vetëm për zgjedhje parlamentare”, njoftojnë nga KSHZ.

Nga atje thonë se edhe pse do të jenë në Listën Zgjedhore, që të mund të votojnë do të duhet të posedojnë dokument identifikim.

“Në përputhje me ndryshimet e mëparshme të Kodit Zgjedhor e cila do të vlejë vetëm për këto zgjedhje, votuesit do të mund të votojnë edhe me dokumente të identifikimit vlefshmëria e të cilave kanë skaduar nëntë muaj para ditës së zgjedhjeve”, njoftojnë nga KSHZ./Telegrafi/

KSHZ: Të gjithë qytetarët që do të mbushin 18 vjeç deri në ditën e zgjedhjeve do të mund të votojnë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version