Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) thotë se në vazhdimësi punon për mbrojtje të të dhënave të votuesve dhe mbrojtje nga sulmet e hakerëve.

Nga KSHZ thonë se është sjellë Strategji dhe është formuar Trup koordinues ndërinstitucional për menaxhimin e sfidave të sigurisë.

“Iu informojmë se në lidhje me mbrojtjen e të dhënave të votuesve dhe mbrojtjen nga sulmet e hakerëve, KSHZ në vazhdimësi punon në këtë çështje dhe për këtë qëllim kemi sjellë Strategji me plan aksionar dhe është formuar Trup koordinues ndërinstitucional për të menaxhuar me sfidat e sigurisë, që është në koordinim të vazhdueshëm për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë”, thonë nga KSHZ.

Para disa ditësh sërish kishte sulm hakerësh në disa institucione dhe në opinion u ngrit çështja e mbrojtjes së të dhënave personale, duke pasur parasysh edhe zgjedhjet presidenciale më 24 prill, dhe ato kuvendare më 8 maj.

KSHZ: Në vazhdimësi punojmë për mbrojtje nga sulmet e hakerëve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version