Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është gati për procesin e rivotimit më 22 maj në 7 qendra votimi. Materiali zgjedhor nga operatori ekonomik të hënën do të jetë gati, ndërsa gjithçka tjetër në aspektin teknik, organizativ dhe të mbikëqyrjes për 7 vendvotimet në dy njësi zgjedhore është gati.

“Është gjithçka gati. Kapaciteti i operatorit ekonomik është aq i madh saqë të hënën do të jetë gati materiali i besuar zgjedhor. Për aspektet e tjera teknike dhe organizative, KSHZ-ja është e gatshme për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në 7 qendrat përkatësve të rivotimit”, thonë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Në Krushevë shkohet drejt rivotimit në dy vendvotime, ndërsa në Ohër një vendvotim. Rivotimi do të ketë edhe në Dollnen në dy vendvotime, ndërsa në kuadër të njësisë së pestë rivotim do të ketë edhe në Strugë.

Vendvotimi: 1844 Strugë
Vendvotimi: 1272 Ohër
Vendvotimi: 1202 Krushevë
Vendvotimi: 1194 Krushevë
Vendvotimi: 1470 Dollnen
Vendvotimi: 1470/1 Dollnen
Vendvotimi: 2101 Zhelinë

Rivotim do të ketë edhe në Zhelinë, përkatësisht në fshatin Llërcë në vendvotimin 2101 ku u konstatua parregullsi zgjedhore. KSHZ-ja publikisht hapi materialin e besueshëm zgjedhor nga ku rezultoi se një fletëvotim është tepër në kuti, ndërsa nga materiali i mbetur mungojnë tri fleta. Dyshimet ishin për “tren bullgar” dhe për këtë arsye KSHZ-ja vendosi të pranohet ankesa e Koalicionit VLEN.

Të premten Gjykata Administrative hodhi poshtë si të pabaza të gjitha paditë e Frontit Evropian ndaj vendimeve të KSHZ-së për rivotim. Fronti vendimin e KSHZ-së dhe hedhjen poshtë të padive nga Gjykata Administrative e ka vlerësuar si tendenca për majorizim etnik të shqiptarëve. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i cilësoi si marrëveshje politike të cilat janë arritur në podrumet e kuqe.

KSHZ Maqedoni: Jemi gati për rivotimin e së mërkurës appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version