Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas KSHZ-së, në Komunën e Zhelinës me 88.57 të vendvotimeve të numëruara deri tani, këto janë rezultatet e kandidatëve për president.
1. Stevo Pendarovski – 624
2. Gordana Siljanovska-Davkova – 20
3. Stevçe Jakimovski – 1
4. Bujar Osmani – 3036
5. Biljana Vankovska – 6
6. Arben Taravari – 2435
7. Maksim Dimitrievski – 2
Sipas Listës Zgjedhore të mbyllur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në vend janë regjistruar për të votuar 1.814.317 votues. Dalja në zgjedhje, sipas KSHZ-së deri në ora 18:30 ishte 48,46% apo 801.645 votues. /Telegrafi/
KSHZ jep rezultatet e para për Komunën e Zhelinës, Osmani para Taravarit appeared first on Telegrafi.