Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot në seancë vendosi që të mos pranohet ankesa për votim në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit të koalicionit VLEN për vendvotimin 1112/1 në Komunën e Likovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me sugjerim të anëtarit të KSHZ-së, Abdush Demiri, është hapur materiali zgjedhor konfidencial nga ky vendvotim dhe, siç tha ai, mungojnë dy fletëvotime, andaj ka kërkuar që votimi në këtë vendvotim të anulohet, ndërsa Bordi zgjedhor të shkarkohet.

Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, tha se votimi anulohet vetëm nëse ka më shumë fletë votimi në kuti, gjë që nuk ka ndodhur.

Anëtarët e KSHZ-së votuan dhe propozimi i Demirit nuk u pranua, dhe ai paralajmëroi se për këtë vendvotim do të ketë mendim të veçantë.

Në seancën e KSHZ-së janë pranuar edhe kërkesat për akreditime shtesë për rrethinë e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 8 majit./Telegrafi/

KSHZ-ja nuk pranon ankesat për votimin në Likovë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version