Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në mesditë do të mbajë seancë në të cilën pritet t’i shqyrtojë dhe të vendos lidhur me ankesat e arritura nga zgjedhjet parlamentare.

Për rezultatet zgjedhore në KSHZ janë parashtruar 27 ankesa, nëntë Koalicioni VLEN, tetë nga OBRM-PDUKM, pesë nga LSDM dhe katër nga E Majta.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në seancën e KSHZ-së theksoi se bëhet fjalë për ankesa grupore me më shumë vendvotime të përfshira.

Nga Fronti Evropian i kryesuar nga BDI-ja vlerësuan se me ankesa të parashtruara në KSHZ nga parti tjera politike për parregullsi në vendvotimet 5 dhe 6 bëhet përpjekje që t’iu merren dy mandate deputetësh.

“Partitë e tjera politike, në bazë të marrëveshjes joparimore politike dhe nëpërkëmbjes mbi vullnetin e qytetarëve, në mënyrë të orkestruar kanë dorëzuar kundërshtime në vendvotimet në Njësitë zgjedhore të Pestë dhe të Gjashtë, edhe pse nuk është konstatuar asnjë parregullsi e vetme gjatë procesit zgjedhor dhe pas përfundimit të tij. Dhe se kështu janë vetë firmat e të gjithë anëtarëve të këshillave zgjedhore të propozuar nga vetë partitë politike, të cilët kanë paraqitur kundërshtime sot dhe këto ditë. Qëllimi është i qartë – ata duan t’i heqin dy mandate deputetëve të Frontit Evropian, edhe pse janë rezultat i vullnetit të pastër të qytetarëve dhe shprehjes së lirë të tyre”, deklaroi pardje shefi i shtabit zgjedhor të Frontit Evropian, Arbër Ademi.

Sipas rezultatet fillestare zyrtare për zgjedhje parlamentare, të cilat i ka publikuar KSHZ-ja, Koalicioni, Maqedonia Juaj i kryesuar nga OBRM-PDUKM ka fituar më shumë mandate deputetësh, 58, pas së cilës pason Fronti Evropian i kryesuar nga BDI-ja me 19 mandate deputetësh, Koalicioni për të Ardhme Evropiane i LSDM-së, 18, Koalicioni VLEN, 13, ndërsa Lëvizja ZNAM për Maqedoninë Tonë dhe E Majta nga gjashtë mandate.

KSHZ-ja do të vendos rreth ankesave të arritura nga zgjedhjet parlamentare appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version