Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Gjorgi Sajkoski, ka bërë të ditur se partia fituese sot në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve ka marrë 58 mandatet parlamentare që u konfirmuan pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit.
“Sot na janë dorëzuar me ceremoni certifikatat e deputetëve për mandatet e konfirmuara deputete.
Një falënderim i madh për qytetarët që në masë të madhe shprehën mbështetjen e tyre. Kjo mbështetje është një përgjegjësi e madhe për ne dhe do ta justifikojmë.
Pres të formoj një qeveri që do të japë reforma dhe rezultate të shpejta. Do të punojmë në Kuvend dhe në Qeveri për çdo person dhe qytetar”, tha Sajkoski.
Teorikisht, OBRM-PDUKM ka shanse për një deputet më shumë në rivotimin e nesërm, i cili do të përsëritet në shtatë vendvotime në Njësinë 5 dhe Njësinë 6.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, do të jetë mandatar i ardhshëm. Negociatat për koalicion me “VLEN” po vazhdojnë./Telegrafi/
KSHZ i dorëzon certifikatat e deputetëve OBRM-PDUKM-së appeared first on Telegrafi.