Në lidhje me reagimet e publikut në lidhje me rolin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK)-së në rastin e emërimit të drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, nga KSHPK thonë se inkurajon të gjitha institucionet kompetente që të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me kompetencat e tyre ligjore.

KSHPK-ja vepron brenda kompetencave të saja ligjore, me qëllim kontrollimin e konflikteve të mundshme të interesit, integritetit dhe transparencës në procedurat e emërimit të posteve drejtuese. KSHPK është një organ i pavarur me kompetenca të përcaktuara saktë dhe puna e saj udhëhiqet ekskluzivisht nga nevoja për funksionim ligjor dhe transparent të institucioneve.

Informacioni në publik për dualizmin në marrëdhëniet ndërmjet KSHPK-së dhe PTHP-së nuk përputhet me realitetin, sepse të dy institucionet kanë funksione dhe strukturë institucionale të ndryshme. KSHPK thekson gjithashtu se veprimet e saj në asnjë rast nuk i ndalojnë veprimet e institucioneve të tjera kompetente në zbatimin e kompetencave të tyre.

Përpjekje të caktuara për të paraqitur veprimet e KSHPK-së si arsye për vonesën apo mosveprimin e institucioneve të tjera, besojmë se nuk janë të justifikuara dhe mund të sjellin perceptime të gabuara në opinion. Theksojmë se puna jonë nuk zëvendëson apo shtyn detyrimet e autoriteteve të tjera kompetente. Në të kundërtën, KSHPK inkurajon të gjitha institucionet kompetente që të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me kompetencat e tyre ligjore.

KSHPK-ja vepron brenda afateve të përcaktuara me ligj dhe ato afate diktojnë veprimet e KSHPK-së, duke siguruar kështu një qasje sistematike dhe transparente në inspektime./Telegrafi/

KSHPK për emërimin e drejtorit në ASK: Inkurajojmë të gjitha institucionet kompetente që të kryejnë detyrat e tyre appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version