Përbërja e re e Komisionit Kundër Korrupsionit, në seancën e parë konstituive, u rikujtoi zyrtarëve dhe partive politike obligimet e tyre lidhur me procesin zgjedhor.
Komisioni theksoi se gjatë periudhës parazgjedhore nuk mund të fillohet ndërtimi me para nga buxheti apo fondet publike, nuk mund të bëhen pagesa të pagave, pensioneve, asistencës sociale që nuk janë pagesa të rregullta mujore, si dhe nuk mund të fillojnë procedurat për punësime të personave të ri në organet shtetërore.
Komisioni rikujtoi se do të marrin masat e duhura për mosrespektimin e ligjeve, ndërsa vetë institucionet duhet të kenë kujdes se si do të veprojnë.
“Gjatë periudhës së zbatimit të aktiviteteve lidhur me zgjedhjen e presidentit dhe zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në pajtim me dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe konfliktit të interesit, Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit nuk ka kompetenca dhe nuk jep mendim për kërkesat e parashtruara për mendim lidhur me mënyrën e veprimit të organeve të pushtetit shtetëror dhe lokal dhe organeve të tjera shtetërore”, tha Tatjana Dimitrovska – kryetare e KSHPK-së./Alsat/
KSHPK: Gjatë periudhës parazgjedhore nuk mund të bëhen punësime dhe ndërtime appeared first on Telegrafi.