
“Debati për stemën dhe himnin mund të jetë pjesë e një procesi më të gjerë, duke llogaritur këtu edhe diskutimin për ndryshimet kushtetuese që lidhen me integrimet në BE”, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Drejtori i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Aleksandar Krzhalovski.
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski konfirmoi se kjo çështje është hapur në koalicionin qeveritar, mirëpo sipas Krzhalovskit nuk përjashtohet mundësinë që debati për cështjen e stemës, të jetë pjesë e një pakoje më të madhe.
“Mund të shihet nga dy aspekte, se s`ka asgjë për të bërë, se është periudhë më e qetë ose e dyta se me të vërtetë është pjesë e marrëveshjes së koalicionit qeveritar dhe se është koha të inicohet kjo çështje. Në përgjithësi vlerësoj se është e para, për shkak se shohim se s`ka lëvizje në procesin eurointegrues e as që bisedohet për ndryshimet kushtetuese. Ose, kjo mund të jetë pjesë e një pakoje më të madhe, për shkak se edhe për stemën duhen ndryshime kushtetuese dhe ndoshta me vetë debatin do të involvohet i gjithë rrëfimi se si të bëhen ndryshimet kushtetuese që paraqesin pengesë për procesin e eurointegrimit”, tha Krzhalovaki.
Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Krzhalovski thotë se gjyqësori gëzon mbështetje më të ulët dhe se të domosdoshme janë reformat e thella.
Krzhalovski: Debatet për stemën dhe himnin, mund të jenë pjesë e një procesi më të gjërë përfshirë dhe ndryshimet kushtetuese appeared first on Telegrafi.