Kryqi i Kuq filloi me pagesën e mjeteve me vlerë prej 150 mijë denarë për familjet e të vdekurve dhe të lënduarve, të cilët trajtohen në vendet e huaja nga fatkeqësia tragjike në Koçan.

“Me pagesën gjithsej janë përfshirë 58 familje të personave të ndjerë, duke përfshirë edhe shoferin e ndjerë të Ndihmës së shpejtë në Koçan dhe 91 familje të personave të lënduar, të cilët janë hospitalizuar në spitaet jashtë shtetit tonë. Për çdo person u pagua nga 150.000,00 denarë”, informojnë nga kryqi i Kuq.

Për dy familjet të të vdekurve dhe 24 familje të të lënduarve, të cilët trajtohen në vendet e huaja, priten të dhëna shtesë që të mund të bëhet pagesa edhe për ta. Në vijim është grumbullimi i të dhënave për të lënduarit, të cilët mjekohen në shtet.

Nga Kryqi i Kuq shtojnë se duke përmbyllur me ditën e sotme, janë grumbulluar gjithsej 61.852,758,00 denarë.

Kryqi i Kuq filloi me pagesë të mjeteve për familjet e personave të vdekur dhe të lënduar në fatkeqësinë në Koçan appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version