Kryetari i komunës së Pllasnicës, Alija Jaoski, në rrjetet sociale ka kërkuar ndihmë për një zjarr që ka rënë mbi fshat. Siç potencon ai është raportuar edhe në polici edhe në zjarrfikës, nga ku ka marrë përgjigje se ka edhe vende të tjera për të shuar. Kështu ai u bëri thirrje të gjithëve se kush mund të vijë për ta parandaluar përhapjen e zjarrit në drejtim të shtëpive.
“Më lejoni t’ju lus, në pjesën e poshtme të Pllasnicës ka zjarr ka shumë erë që mund ta përhapë atë. Kush është i lirë, të vijë të ndihmojë. Është kontaktuar policia dhe zjarrfikësit, nuk ka mbështetje, na kanë thënë se ka vende më të rrezikshme. Kush ka traktorë më të mëdhenj të vijë që t’i gërmojmë arat dhe të ndalojmë zjarrin”, tha Jaoski.
Kryetari i Pllasnicës: Nuk kemi mbështetje për zjarrin, kush mundet të vijë të ndihmojë appeared first on Telegrafi.