Kryetarët e komunave në Maqedoninë e Veriut disa herë janë shprehur se janë të gatshëm që të marrin përsipër më shumë kompetenca por pushteti qendror deri më tash nuk ka shprehur vullnet për një gjë të tillë. Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ankohet se pushteti qendror nuk ka bërë asgjë që të vazhdojë procesi i decentralizimit.

“Është një nga kushtet elementare të Marrëveshjes së Ohrit, keni parasysh që lufta e 2001 është ndërprerë me një dakordësim që Maqedonia të vazhdojë të mbetet shtet unitar por me një decentralizim të theksuar. Fatkeqësisht shteti mbeti unitar por nuk kishim një decentralizim të mirëfilltë dhe kjo ka bërë që Maqedonia e Veriut të jetë një nga shtetet më të centralizuara. Edhe përkundër faktit që në BNJVL ka qëndrime të dakorduara nga të gjitha komunat që të vazhdojë procesi i decentralizimit, kjo qeveri në dy mandatet e saj, nuk bëri lëvizjen më të vogël për të bërë një decentralizim të mirëfilltë”, thotë kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasam.

Ai më tej shprehet se komunat jo vetëm komunat janë të përgatitura por ata kanë edhe nevojë për më shumë mjete.

“Prandaj, në vlerësojmë se qeveria e ardhshme duhet të ketë prioritet vazhdimin e decentralizimit sepse komunat jo që janë të përgatitura por ata kanë edhe nevojë për më shumë mjete, më shumë mundësi që t`ju shërbejnë qytetarëve, kur dihet se komunat janë pushteti më i afërt më qytetarët i cili më së shpejti i zgjidh problemet e qytetarët që i kanë në përditshmëri”, deklaroi Kasami.

Stagnimi haset në shumë fusha, pohon Kasami. Sipas tij, kultura, sfera sociale e kështu me radhë janë ende nën ingerenca të pushtetit qendror. “Kemi stagnim në të gjitha fushat, nuk kemi decentralizim të mirëfilltë fiskal, komuna e Tetovës nuk ka asnjë institucion kulturor, në nivelin e decentralizimit social nuk kemi kompetenca, kemi disa përgjegjësi por nuk kemi mjete të mjaftueshme, kemi në disa fusha edhe përzierje të kompetencave me pushtetin qendror., kështu që janë arsimi, sporti, gati në të gjitha fushat kemi ngecje të decentralizimit. Në dy mandate kjo qeveri nuk bëri asnjë lëvizje të vazhdimit të decentralizimit” shtoi më tej kreu i pushtetit lokal në Tetovë.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov, kohë më parë sqaroi se edhe ligji për pushtetin lokal duhet të pësojë ndryshime por për votimin e tij duhet që në kuvend të sigurohen dy të tretat e votave. “Ne punojmë për fazën e ardhshme të decentralizimit, ku duhet që kompetenca të caktuara duhet të barten tek komunat. Mund të them se punojmë sipas parimit asimetrik të decentralizimit dhe jo si deri më tani për të gjithë komunat njëjtë, por ata komuna që nuk kanë kapacitete për kompetenca të caktuara, përmes komunës fqinje do t`I kryejnë ata kompetenca. Ky projekt është përpiluar, është analizuar, por vet ndryshimi i ligjit për pushtet lokal kërkon shumicë në Kuvend. Në ndërkohë, deri në vitin 2025, komunat do të marrin nga 0.5 për qind nga TVSH-j, por pas vitit 2025 do të ketë zgjidhje tjetër”, tha Penov. (koha.mk)

Kryetarët e komunave në Maqedoni kanë shumë pak kompetenca appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version