
Pas një periudhe reflektimi të thellë, sakrifice dhe përkushtimi për t’iu afruar Zotit, kam kënaqësinë e veçantë t’ju uroj festën e madhe – Fitër Bajramin, thuhet në urimin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
“Ramazani na mëson se agjërimi është rruga e pastrimit të shpirtit dhe çdo ditë është një mundësi për të praktikuar vlerat e ndershmërisë, dashurisë dhe respektit të ndërsjellë. Prandaj, pas përfundimit të muajit të Ramazanit, le të jemi me zemër të pastër dhe më të përgatitur për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë, si dhe për të kontribuar më shumë në forcimin dhe dëmtimin e komunitetit. Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të RMV-së qoftë edhe për shumë vite Fitër Bajrami! Qoftë kjo ditë gëzim dhe paqe për ju dhe familjet tuaja, me më shumë dashuri, mirëkuptim dhe solidaritet”, thuhet në urimin e Gashit.
Kryeparlamentari Gashi uron besimtarët për festën e Fitër Bajramit appeared first on Telegrafi.