
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me ambasadoren e sapoemëruar të Japonisë në vend, Secuko Kavahara.
Siç bënë të ditur nga shërbimi për informim i Kuvendit, Gashi ka shfaqur shpresë se Maqedonia e Veriut dhe Japonia do t’i vazhdojnë dhe thellojnë marrëdhëniet e mira dhe miqësore që ne i kultivojmë me dekada. Kryetari shtoi se Japonia është një nga donatorët tanë më të mëdhenj bilateral, në më shumë fusha, veçanërisht në arsim dhe shëndetësi, përmes projekteve të bashkëpunimit teknik, granteve dhe donacioneve
Ambasadorja Kavahara theksoi se në kuadër të mandatit të saj do të bëjë gjithçka për thellimin e marrëdhënieve të mira dhe miqësore midis dy vendeve në të gjitha fushat, duke përfshirë ekonominë, shëndetësinë, arsimin, si dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.
Kryetari i Kuvendit informoi se në Kuvendin tonë është themeluar Grupi Parlamentar për Bashkëpunim me Japoninë dhe ka interes për avancimin e bashkëpunimit në nivelin më të lartë parlamentar dhe në nivel të grupeve parlamentare për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve. Ai shtoi se si Kryetar i Kuvendit angazhohet fuqishëm për avancimin e diplomacisë parlamentare, për forcimin e dialogut të ndërsjellë, i cili është shumë i rëndësishëm, sidomos sot kur bota po përballet me sfida të mëdha.
“Të dy bashkëbiseduesit biseduan për mundësinë e shkëmbimit të përvojave midis dy vendeve në më shumë fusha, veçanërisht në arsim, ku Japonia si vend ka rezultate të shkëlqyera. Kryetari i Kuvendit e përshëndeti interesin e shtuar të Japonisë për vendin, si pjesë e rajonit të Ballkanit Perëndimor, gjë e cila është demonstruar përmes Iniciativës Japoneze për Bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor që nga viti 2017”, shtohet në kumtesën e shërbimit për informim të Kuvendit.
Kryeaprlamentari Gashi pret në takim ambasadoren e sapoemëruar të Japonisë Secuko Kavahara appeared first on Telegrafi.