Ushtruesi i detyrës i sapozgjedhur Kryetari i Komunës së Koçanit, Venko Krstevski, sot pas marrjes së detyrës për herë të parë ka brifuar për media dhe ka thënë se ndër gjërat e para që duhet të bëjë komuna është që t’u drejtohet pushteteve tjera lokale për ndihmë me inspektorët e ndërtimit.

“Siç e dini, inspektorët tanë të ndërtimit janë nën hetim dhe nuk jam i sigurt se sa funksionalisht mund ta bëjnë punën e tyre. Ndërkohë ne nuk kemi as inspektor strehimi. Na mungojnë shumë burime njerëzore dhe çdo ndihmë do të ishte e mirëseardhur. Fatkeqësisht kemi shumë ndërtime pa leje dhe fokusi do të jetë në inspektoratin ndërtimor”, tha Krstevski.

Krstevski u zgjodh kryetar nga Këshilli i Komunës së Koçanit si zgjidhje e përkohshme gjashtëmujore deri në zgjedhjet e ardhshme lokale, pasi kryetari Ljupço Papazov dha dorëheqjen, para se të arrestohej dhe ndalohej pas zjarrit në diskotekën “Pulse” në të cilën humbën jetën 61 persona./Telegrafi/

Krstevski: Kërkojmë ndihmë në Koçan, inspektorët tanë të ndërtimit janë nën hetim appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version