Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski në një intervistë për AIM-n thotë se nga aspekti institucional pret zgjedhje të rregullta dhe demokratike, por nuk e përjashton mundësinë e ndërhyrjes së jashtme përmes dezinformatave dhe aktiviteteve hibride.

“Sa i përket organizimit të zgjedhjeve në aspektin institucional, po, pres zgjedhje të rregullta dhe demokratike, për këtë do të kujdeset Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe të gjitha institucionet tjera që kanë kapacitete, tashmë të shtuara me përfaqësues të opozitës. Sipas ligjit tonë për një Qeveri teknike që t’i zbatojë zgjedhjet”, thotë Kovaçevski.

I pyetur nga MPB-ja që të komentojë deklaratën e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të NATO-s se ekziston rreziku i dezinformatave dhe aktiviteteve hibride në vend para zgjedhjeve, ai tha se kjo është e vërtetë.

“Ajo që thonë përfaqësuesit e lartë të NATO-s, në fushën e ndërhyrjeve të huaja, përmes dezinformatave dhe aktiviteteve hibride…, është e vërtetë, për një periudhë të gjatë kohore. Unë kam folur për këtë në disa dalje publike, se vendet e treta duan të ndikojnë në proceset zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, dhe jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Mal të Zi. Sepse këto janë dy vende që sapo janë bërë anëtare të NATO-s dhe dikush mendoi se këto janë vende ku ka çështje të hapura. Dhe ne kemi ende parti politike që besojnë se duhet të kemi çështje të hapura me Bullgarinë fqinje, me Greqinë, sepse ato parti politike financohen nga vendet që duan ta kenë këtë. Disa prej tyre as që fshihen aq mjeshtërisht, sepse financimin e bëjnë përmes vendeve të treta”, thotë Kovaçevski.

Kovaçevski: Pres zgjedhje të rregullta dhe demokratike, nuk e përjashtoj mundësinë e ndërhyrjes së huaj përmes dezinformatave dhe aktiviteteve hibride appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version