Ka bisedime me qëllim të krijimit të një koalicioni me partitë politike që kanë të njëjtat vlera, që ndajnë të njëjtin vizion për vendin, që është Maqedonia e Veriut, anëtare e BE-së, tha Kovaçevski.
Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, edhe një herë konfirmoi sot se ka bisedime me partitë tjera politike për pjesëmarrje në zgjedhje, por siç tha ai, ende nuk ka marrëveshje përfundimtare.
“Bisedimet me partnerët e koalicionit po zhvillohen në nivel të rregullt, por nuk ka marrëveshje përfundimtare, gjë që është normale sepse jemi në një fazë që zgjedhjet nuk janë shpallur.
Megjithatë, ka bisedime me qëllim të formimit të një koalicioni me partitë politike që kanë të njëjtat vlera, që ndajnë të njëjtin vizion për vendin, dhe kjo është Maqedonia e Veriut, anëtare e BE-së, në krahasim me partitë e tjera politike që mbrojnë disa zgjidhje alternative që nuk na i shpjegojnë dhe që askush nuk mund t’i kuptojë, sepse askush as nuk i ka parë”, tha Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin Talat Xhaferi.
Kovaçevski po ashtu tha se partia po përgatit aktivitete operative në raport me qytetet tjera dhe se është në proces procedura për kandidim për postin e presidentit të shtetit dhe për deputetë, e cila, siç shtoi ai, po zhvillohet në përputhje me dinamikën e miratuar në rregulloren dhe afatet e Bordit Qendror./Telegrafi/
Kovaçevski: Po zhvillojmë bisedime me partnerët e koalicionit, por nuk ka marrëveshje përfundimtare appeared first on Telegrafi.