Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sot në një deklaratë për media i është referuar të arriturave të Qeverisë gjatë mandatit të tij, të cilat kanë të bëjnë me shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme.
“Jam shumë i lumtur gjithashtu që gjatë mandatit të Qeverisë sime, për 2 vite, një aspekt tjetër i ekologjisë ishte jashtëzakonisht i lartë në agjendë dhe arritëm rezultate, që janë burimet e rinovueshme të energjisë. Për vetëm 2 vite kemi arritur të realizojmë projekte me kapacitet prej 600 megavat të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, diellit, ujit dhe një pjesë më të vogël të biomasës, për prodhimin e energjisë elektrike.
Në krahasim me atë që ishte deri në vitin 2016, është shumë herë më shumë, atëherë ishin vetëm 16 megavat, tani në vetëm 2 vjet – 600 megavat. Dhe në këtë mënyrë vendi ynë duhet të zhvillohet në një vend të pastër ekologjikisht me një ndërgjegjësim të lartë të vetë qytetarëve për pastërtinë që na rrethon dhe me një angazhim të lartë të pushtetit vendor në drejtim të pastrimit dhe gjelbërimit dhe planifikimit më të mirë urban në qytete”, shtoi Kovaçevski./Telegrafi/
Kovaçevski: Për dy vjet kemi arritur të realizojmë projekte me kapacitet 600 megavat të burimeve të ripërtëritshme të energjisë appeared first on Telegrafi.