Vendosja në listën e zezë të ish-prokurores speciale Katica Janeva dhe kryetarit të komunës së Karposhit dhe kandidatit për president Stevço Jakimovski janë vendime të institucioneve amerikane, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Lexo po ashtu
Milloshoski: Ekziston Ligji për bashkëpunim ndërkombëtar në çështjet penale, por Qeveria po frikësohet ta përdorur atë

Ai shtoi se lidhur me këtë çështje Qeveria ka përgatitur një ligj për masat kufizuese, por që nuk mund të kalojë në Kuvend sepse e kanë bllokuar deputetët e OBRM-PDUKM-së.

“Bëhet fjalë për vendime që marrin institucionet amerikane në bazë të informacionit që kanë në dispozicion. Duke pasur parasysh se SHBA-të janë partneri ynë strategjik dhe njësoj si BE-ja dhe Kombet e Bashkuara, Qeveria ka përgatitur një ligj për masat kufizuese që i është dorëzuar Kuvendit. E keni parë njoftimin e LSDM-së, vetëm mund të përsëris se i bëjmë thirrje deputetit Antonio Milloshoski dhe partisë së tij OBRM-PDUKM që të mos e bllokojnë ligjin dhe të kalojë në procedurë parlamentare”, tha Kovaçevski.

Ai kërkoi nga OBRM-PDUKM-ja, nëse nuk duan ta vendosin ligjin në rend dite, të deklarojnë se për çfarë arsye nuk duan që ai të kalojë në Kuvend./Telegrafi/

Kovaçevski: Milloshoski ta vendos në rend dite komisionin për masa kufizuese appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version