Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sot pasdite në Shkup është takuar me kryetarin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Lars Klingbel.
Në takim u shpreh mbështetje e fuqishme për LSDM-në në zgjedhjet e ardhshme dhe pritjet që LSDM në vitet e ardhshme të formojë Qeverinë e re proevropiane, e cila do të sigurojë anëtarësimin e plotë të vendit në BE.
Në takim u diskutuan disa çështje aktuale me rëndësi për vendin tonë dhe rajonin dhe më gjerë.
Është konstatuar se në mandatin e mëparshëm 6-vjeçar të qeverisë pro-evropiane të Maqedonisë, liria dhe demokracia u rikthyen dhe vendi u vendos në një rrugë të qartë euroatlantike. Me politikat socialdemokrate dhe pro-evropiane, në garën jashtëzakonisht specifike gjeopolitike, siç u vlerësua, u arrit mbrojtja e standardit, madje edhe pagave dhe pensioneve më të larta deri më tani, dhe qëndrueshmëria e ekonomisë.
Në anën tjetër, me kapacitetet kohezive dhe multietnike dhe politikat e dialogut, u mundësua stabiliteti i Qeverisë, e me këtë edhe stabiliteti në shtet dhe kontributi për stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe evropiane.
Në këtë drejtim, u vlerësua se LSDM ka kapacitete koalicioni si asnjë parti tjetër në vend, e cila edhe pas zgjedhjeve mund të sigurojë formimin e një Qeverie stabile me orientim pro-evropian, e cila do të funksionojë për integrimin përfundimtar të Maqedonisë së Veriut në BE, në një proces dinamik, deri në vitin 2030./Telegrafi/
Kovaçevski-Klingbel: Mbështetje e fortë nga SDP-ja gjermane për LSDM-në dhe një qeveri pro-evropiane appeared first on Telegrafi.