Kostoja e jetesës në mars 2025, në raport me marsin e vitit të kaluar, shënuan rritje prej 2,7 për qind, ndërsa çmimet me pakicë shënuan rritje të lehtë prej 2,2 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në mars 2025, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025, është -1.3 %.
Rënia e inflacionit në mars të vitit 2025, krahasuar me shkurtin e vitit 2025, është rezultat i rënies së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Ushqim dhe pije joalkoolike për 3.0 %, Trasport për 1.8 %, mobilje, inventarë dhe mirëmbajtje e ekonomisë familjare për 0.6 %, Pije alkoolike, duhan dhe narkotikë për 0.5 %, dhe Mallra dhe shërbime të ndryshme për 0.3 %.
Në mars 2025, krahasuar me muajin shkurt 2025, rritja e kostos së jetesës është vërejtur në grupet e mëposhtme: Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera dhe Veshje dhe këpucë për 0.4 %, restorane dhe hotele për 0.3 %, Komunikim dhe Shëndet për 0.2 %, dhe Rekreacion dhe kulturë për 0.1 %.
Indeksi i çmimeve me pakicë në mars të vitit 2025 krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025 është 99.1.
Kostoja e jetesës në Maqedoni është rritur për 2.7% appeared first on Telegrafi.