Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski dhe gjyqtarja Tatjana Vasiq-Bosaxhieva sot morën pjesë në takim pune me anëtarët e Forumit Ballkanik të Gjykatave Kushtetuese, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese të RMV-së.

“Të pranishmit përpunuan Statutin e organizatës, përgatitën plane për strukturën e Forumit, identitetin dhe ndikimin e tij në shtete, mënyrën e financimit dhe vendosjen e kontakteve për bashkërendimin e aktiviteteve të secilës gjykatë.

Është vendosur që konferenca e ardhshme vjetore të mbahet në Republikën e Turqisë dhe që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë nikoqire e Forumit Ballkanik të Gjykatave Kushtetuese në vitin 2026”, thuhet në njoftim.

Në takim, siç theksojnë nga atje, morën pjesë kryetarë dhe gjyqtarë të gjykatave kushtetuese nga Ballkani, anëtarë dhe vëzhgues të organizatës, duke përfshirë përfaqësues nga gjykatat në Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Turqi, Shqipëri, Kosovë.

Me këtë aktivitet, delegacioni nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut përfundon pjesëmarrjen në Konferencën e Dytë Vjetore të Forumit Ballkanik të Gjykatave Kushtetuese./Telegrafi/

Kostadinovski: Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë nikoqire e Forumit Ballkanik të Gjykatave Kushtetuese në vitin 2026 appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version