Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash, ka marrë vendim dhe ka nisur procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve 17 dhe 18 nga ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Kryetari Darko Kostadinovski deklaroi se gjykata ka dyshime për kushtetutshmërinë e këtyre ndryshimeve, sepse ato cenojnë vlerat themelore siç janë sundimi i ligjit dhe pluralizmi politik, si dhe parimi i barazisë së qytetarëve.

“Kjo ka të bëjë me dyshimet e Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, si në aspektin formal ashtu edhe në atë material. Nga këndvështrimi i dy vlerave themelore, sundimit të ligjit dhe pluralizmit politik, shkelje e parimit të barazisë së qytetarëve, si dhe nga këndvështrimi i neneve 22 dhe 23 që rregullojnë barazinë e të drejtës së votës dhe aksesit të qytetarëve, secili ka të drejtë të mbajë poste publike”, tha ai.

Ky vendim, sipas kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, është veçanërisht i rëndësishëm, sepse pas një kohe të gjatë, Gjykata Kushtetuese, siç tha, ka filluar të vlerësojë kushtetutshmërinë formale të ligjeve, përkatësisht procedurën për miratimin e tyre.

“Gjykata deri më tani ka vlerësuar aspektin formal vetëm sa i përket numrit të kërkuar të votave, por me këtë vendim është futur më thellë në procedurë”, sqaroi ai.

Kostadinovski shprehu shpresën se ky vendim do të sjellë një ligjvënës më të disiplinuar kushtetues, sepse, siç theksoi, është shumë e rëndësishme se në çfarë mënyre dhe në çfarë procedure miratohen ligjet. Sipas tij, e drejta e ligjvënësit për të rregulluar nuk është kontestuese, por procedura duhet të jetë transparente dhe të respektojë parimet ligjore.

Kostadinovski: Kuvendi i ka kufizuar të drejtat e qytetarëve me ndryshimet e Kodit zgjedhor appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version