Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski dhe gjyqtarja Tatjana Vasic-Bosadzieva zhvilluan takim pune me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Petra Drexler.

Në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë nga bashkëpunimi i deritanishëm me ambasadën gjermane, përmes projekteve që promovojnë avancimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Kostadinovski njoftoi se do të angazhohet për paraqitjen e padisë kushtetuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një nga prioritetet në mandatin e tij, ndërsa ambasadoren Drexler e falënderoi për mbështetjen dhe aktivitetet që në periudhën e kaluar promovuan nevojën për prezanton instrumentin e padisë kushtetuese.

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit me RF të Gjermanisë, Kostadinovski i dërgoi një letër dhe ftesë të hapur për vizitë në Gjykatë kryetarit të Gjykatës Federale Kushtetuese, Stefan Harbart.

Ambasadorja Drexler theksoi se është e kënaqur me aktivitetet e deritanishme të përbashkëta dhe paralajmëroi mbështetje për bashkëpunim të ardhshëm me organizata dhe ekspertë gjermanë në fushën e së drejtës kushtetuese./Telegrafi/

Kostadinovski – Drexler: Gjermania vazhdon bashkëpunimin me Gjykatën Kushtetuese përmes projekteve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version