Ish-ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska kallëzimin penal ndaj saj e ka quajtur tendencioz.

Në adresë të ish-ministres Bisera Kostadinovska Stojçevska sot ka ardhur një kallëzim penal për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, lidhur me Sallën Universale.

Kostadinovska për “Fokus” tha se kjo që po bën OBRM-PDUKM është tendencioze.

“Ata mund të marrin lirisht të gjitha dokumentet nga Prokuroria dhe të kontrollojnë gjithçka. E di që kjo është e njëanshme ndaj meje dhe nuk kam asnjë problem, do të shihemi në gjykatë. Që në fillim u fokusuan tek unë dhe shpikën lloj-lloj faturash e shpenzimesh, por kur i kërkova ministrit të Kulturës përmes informacionit publik, ai nuk ma dha. Pse? Sepse gjithçka që ata postuan nuk është e vërtetë. Ishte e rëndësishme që unë të akuzohesha për një krim. Një grua është më e lehtë për t’u goditur. Pse nuk bëjnë kallëzim penal kundër një burri”, tha Kostadinovska./Telegrafi/

Kostadinovska Stojçevska: Për OBRM-PDUKM-në më lehtë është të godasë një grua, shihemi në gjyq appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version