Kryetari i komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov tha sonte se e vlerëson përkushtimin e BNJVL-së për zgjidhjen e problemeve, sepse çdo problem është i zgjidhshëm, si ai me ujin në Strumicë.
Kostadinov, i cili javën e kaluar kërcënoi se Komuna e Strumicës do të largohet nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, tha se largimi nga BNJVL-ja është i pamundur për shkak të votimit të nevojshëm për një vendim të tillë në këshilli komunal, si dhe për shkak të përdorimit të aplikacioneve dhe sistemeve elektronike të BNJVL-së për dhënien e lejeve për ndërtim dhe shitjen e tokës.
“Synimi im nuk është të largohem nga BNJVL-ja sepse dua të largohem prej saj ose të aludoj për ndonjë mosrespekt ndaj kolegut tim Gjorgjievski ose ndaj ndonjë kryetar komune.
Është ndezur alarmi për problemin me ujin e pijshëm, në mënyrë që autoritetet qendrore të afrohen për tejkalimin e situatës”, tha Kostadinov./Telegrafi/
Kostadinov: Është a pamundur që Komuna e Strumicës të largohet nga BNJVL appeared first on Telegrafi.