Kur flasim për shëndetin e meshkujve dhe mënyrën moderne të jetesës, organi më i përmendur që vuan është prostata. Prostata është pjesë e sistemit riprodhues të mashkullit dhe ndodhet pak poshtë fshikëzës. Pjesa e traktit urinar kalon nëpër këtë organ pas daljes nga fshikëza.
Prostata ka funksione të ndryshme, ndër të cilat më e rëndësishmja është prodhimi i një pjese të lëngut seminal. Prostata gjithashtu ka një funksion endokrin, që do të thotë se gjithashtu sekreton hormone.
Prostata është një organ kompleks që kërkon vëmendje dhe nëse ndjeni probleme nuk duhet t’i anashkaloni ato, por duhet të paraqiteni tek mjeku urolog për ekzaminim. Problemi mund të zgjidhet shpejt dhe thjesht, por shpesh mund të jetë një sëmundje serioze si prostatiti, hiperplazia beninje e prostatës (BPH) dhe madje edhe kanceri i prostatës.
Secila prej këtyre sëmundjeve është jashtëzakonisht e rrezikshme për çdokënd dhe kërkon kujdes të veçantë mjekësor, pa vonesë!
Cilët janë faktorët e rrezikut për sëmundjen e prostatës?
Hulumtimet tregojnë se faktorët gjenetikë në familje, hormonet, ushqimi, konsumi i duhanit dhe alkoolit mund të rrisin ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të prostatës.
Sëmundjet e prostatës
Prostatiti është një inflamacion i prostatës dhe më së shpeshti shoqërohet me një baktere të caktuar. Simptomat e zakonshme përfshijnë: vështirësi në urinim të shoqëruar me dhimbje, dhimbje kronike në ije, pelvis dhe/ose organet gjenitale. Nëse nuk trajtohet në kohë, prostatiti mund të shkaktojë probleme serioze dhe zakonisht vërehet te meshkujt seksualisht aktivë. Trajtimi përcaktohet nga urologu sipas llojit dhe ashpërsisë së inflamacionit.
Hiperplazia beninje e prostatës (BPH)
Kjo është një sëmundje karakteristike për meshkujt pas moshës 40 vjeçare kur prostata fillon të rritet gradualisht. Veçanërisht, zmadhohet pjesa e brendshme e prostatës, ndërsa gjëndra e prostatës, e cila normalisht është sa një gështenjë, mund të arrijë madhësinë e një molle apo portokalli. Pikërisht kjo gjendje quhet hiperplazia beninje e prostatës (BPH). Simptomat e zakonshme përfshijnë: dhimbje dhe pamundësi për të urinuar.
Hapi i parë në trajtimin e hiperplazisë beninje është sigurisht vizita tek urologu për një diagnozë të saktë, e cila do të pasohet me trajtim të përshtatshëm.
Kanceri i prostatës
Kjo është sëmundja që tingëllon më e tmerrshme kur flitet për shëndetin e meshkujve. Në fakt, kanceri i prostatës është një rritje e pakontrolluar e qelizave në gjëndrën e prostatës. Simptomat e zakonshme janë: pamundësia për të urinuar, gjak në urinë, etj.
Rreziku i depërtimit të këtyre qelizave përmes kapsulës që rrethon prostatën është i madh dhe pikërisht kjo gjendje mund të bëhet e rrezikshme duke rrezikuar edhe vdekjen e vetë mashkullit! Kanceri i prostatës, ndryshe nga zmadhimi beninj i gjëndrës së prostatës, nuk lind nga qendra e prostatës, por nga rajoni afër kapsulës, larg qendrës.
Megjithëse kanceri i prostatës ka një progresion të ngadaltë, ai duhet të monitorohet nga afër dhe të reagohet menjëherë.
Kontrollet e rregullta janë thelbësore, të paktën një herë në vit nëse nuk keni simptoma ose menjëherë nëse keni ndonjë dhimbje, problem me urinimin, etj.
Përveç ekzaminimit urologjik është е nevojshmе kryerja e testit PSA, si dhe testi i indeksit PHI.
Ky test bëhet përmes analizës së gjakut dhe mat sasinë e prostatës – antigjen specifik.
Përse pikërisht për ndryshimet në këtë organ flitet më së shumti gjatë dekadave të fundit dhe çfarë mund të bëjmë për ti parandaluar?
Mënyra e shpejtë e jetesës, mbingarkesa e përditshme me përgjegjësi dhe stili i ҫrregullt i jetesës kanë një ndikim të madh, sepse dëmtojnë funksionimin e të gjithë organizmit, përfshirë edhe vetë prostatën. Kjo është arsyeja pse rekomandimet janë të thjeshta. Mbani një peshë normale trupore duke konsumuar ushqim të balancuar dhe të shëndetshëm, dhe ushtroni rregullisht aktivitet fizik.
Veҫanërisht, obeziteti dhe mbipesha janë shkaktarët e sëmundjeve të prostatës.
Hulumtimet kanë treguar se faktorët gjenetikë të familjes, hormonet, ushqimi, konsumi i duhanit dhe alkoolit mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së prostatës. Për shkak se faktori gjenetik është shkaku kryesor i rrezikut, kontrollet e rregullta vjetore rekomandohet për të gjithë meshkujt pas moshës 50 vjeç, veçanërisht ata me një histori familjare të kancerit të prostatës.
Kontrollet e rregullta janë vendimtare për zbulimin dhe zgjidhjen në kohë të sëmundjeve të prostatës appeared first on Telegrafi.