Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) gjatë ditës ka kryer kontroll në Kardikururgji në Shkup, pas vdekjes së një pacienti, për të cilin familjarët e tij kanë thënë se për momentin nuk kanë kushte që ta operojnë dhe nuk kanë sallë të lirë pas operacionit.
Informacioni për kontrollin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në konferencën e sotme për shtyp. Ai tha se pacienti është pranuar në këtë klinikë dhe janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.
“Diseksion i aortës – kjo është diagnozë serioze, të paktën kolegët që janë në shëndetësi – mjekë ose punojës shëndetësorë, e dinë@, u përgjig ministri në pyetjen e gazetarëve për rastin.
Ai tha se pacienti është pranuar në klinikë, janë marrë të gjitha masat “sepse ka pasur hipertension, që të stabilizohet, e pastaj të operohet”.
“Ndërkohë, pacienti ka vdekur, për fat të keq. Nuk e di pse familja këmbënguli që të mos bëhej autopsia. Kolegët tanë këmbëngulën që të kryhej me çdo kusht një autopsi për të përcaktuar shkakun. Megjithatë, gjithsesi, sot ISHSSH është atje dhe menjëherë komiteti ynë i ekspertëve nga Ministria e Shëndetësisë, pasi ta marrim atë nga ISHSSH, do të dalë për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur. Megjithatë, nuk është e vërtetë që pacienti nuk është shtruar në spital. Është pranuar. Po ju them se njëra sallë po rinovohet në Kardiokirurgji, salla tjetër funksionon. Nuk ishte sikur të kishte një rast tjetër, që ky duhej të priste. Presioni duhej të stabilizohej në mënyrë që të ishte në gjendje të vepronte”, shtoi ministri.
Kontroll i jashtëzakonshëm në Klinikën e Kardiokirurgjisë pas vdekjes së një pacienti appeared first on Telegrafi.