Kuvendi i RMV-së në seancën e 3-të ka konstatuar propozim-vendimet për numrin e nënkryetarëve dhe për themelimin e trupave të përhershëm të punës.
Vendimi për konstatimin e numrit të Nënkryetarëve të Kuvendit u mbështet me 84 vota “për”. Kuvendi do të ketë 5 nënkryetarë.
Të propozuar janë Miloshoski nga OBRM-PDUKM-ja, Mitreski nga LSDM-ja dhe Bendevska nga ZNAM.
91 deputetë votuan “për” konstatimin e vendimit për themelimin e trupave të punës së Kuvendit, respektivisht për formimin e Komisioneve parlamentare;
-Komisioni për çështje kushtetuese,
-Komisioni ligjvënës – juridik,
-Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri,
-Komisioni për sistem politike dhe marrëdhënie midis bashkësive,
-Komisioni për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme,
-Komisioni për çështje evropiane,
-Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve,
-Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve,
-Komisioni për mbikëqyrej të punës së Agjencisë për Siguri kombëtare dhe Agjencisë për Kundërzbulim,
-Komisioni për mbikëqyrje të zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve,
-Komisioni për financim dhe buxhet,
-Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike,
-Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave,
-Komisioni për transport, transformim digjital, ambient jetësor dhe planifikim hapësinor,
-Komisioni për arsim, shkencë dhe sport,
-Komisioni për Kulturë dhe turizëm,
-Komisioni për shëndetësi, Komisioni për politikë sociale, demografi dhe të rinj,
-Komisioni për vetëqeverisjen lokale,
Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave dhe
-Komisioni për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit.
Pas votimit të pikës së parë, deputetët e Frontit Evropian, braktisën sallën e Kuvendit.
Konstatohen propozim-vendimet për numrin e nënkryetarëve dhe për themelimin e trupave të Kuvendit në RMV appeared first on Telegrafi.