Në Kongresin e sotëm llogaridhënës të LSDM-së u analizuan rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë dhe shefi i Shtabit Zgjedhor, Mile Zeçeviç e prezantoi Raportin për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024 dhe u hap debat në lidhje me raportin.
Për shkak të vëllimit të Raportit që përfshin pjesë politike, operative por edhe analitike, degët e LSDM-së kërkuan kohë për ta analizuar dhe të deklarohen.
Propozimi u mbështet nga shumica e delegatëve të pranishëm dhe u vendos të përfundojë puna në Kongres dhe t’u jepen kohë degëve që ta analizojnë Raportin.
Kongresi i LSDM-së do të vazhdojë për periudhën e ardhshme./Telegrafi/
Kongresi i LSDM-së do të vazhdojë pas deklarimit të degëve për Raportin për zgjedhjet appeared first on Telegrafi.